E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Jashtëm i Serbisë, në këtë takim këmbëngul se misioni i OKB-së në Kosovë, i quajtur UNMIK të mbetet si mision i domosdoshëm.
Daçiq: Pa themelimin e Asociacionit të komunave nuk vazhdon dialogu në Bruksel
Pas deklaratave të ‘nxehta’ që Ivica Daçiq bëri në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB, ai sot ka realizuar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, në këtë takim këmbëngul se misioni i OKB-së në Kosovë, i quajtur UNMIK të mbetet si mision i domosdoshëm.

“Serbia këmbëngul në vazhdimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, si mandat të pandryshueshëm, me përbërje të pandryshueshme”, tha ai, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Kosova mendon se ky mision duhet të largohet nga Kosova, por populli serb dhe komunitetet e tjera jo-shqiptare kanë besim të plotë në misionin e OKB-së, kështu që kjo është shumë e rëndësishme edhe për Serbinë.

Daçiq, po ashtu ka thënë, se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është vendimtar për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

“I përsërita qëndrimin tonë në lidhje më formimin e komunave serbe, siç përcaktohet nga marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar kohë më parë, por që Kosova vazhdimisht gjënë arsye për shtyrjen formale të ASK-së. Është shumë e rëndësishme për të vazhduar dialogun”, tha Daçiq pas takimit me Ban.

Sipas Daçiqit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se presioni që po u bëhet vendeve që kanë njohur Kosovën ndaj atyre që nuk e kanë njohur mund të ndikoj negativisht në dialogun e Brukselit.

Publikuar: 27.08.2016 | 17:52
Lexuar: 359 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime