E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të pasura në proteina, fibra bimore, magnez, kalium, folate dhe shumë përbërës të tjerë, fasulet e kuqe përbëjnë një nga ushqimet më të kompletuara mbi tokë.
Fasulet e kuqe ngadalësojnë plakjen
Për fasulet në përgjithësi e dimë se janë ushqime shumë të shëndetshme, por një lloj i veçantë është fasulja e kuqe.

Fasulet e kuqe qëndrojnë në majat e listës së ushqimeve më të pasura në antioksidues.

Të pasura në proteina, fibra bimore, magnez, kalium, folate dhe shumë përbërës të tjerë, fasulet e kuqe përbëjnë një nga ushqimet më të kompletuara mbi tokë.

Ato dallohen për veti të shumta që kontribuojnë në shëndet, mes tyre edhe mbrojtjen e zemrës, ku konsumi i lartë i fasuleve mund të ulë rrezikun kardiak deri në 80%, përcjell "Zeri.info".

Fasulja e kuqe ka forcë të jashtëzakonshme antioksiduese, duke neutralizuar kështu fuqishëm gjithë substancat kanceroze që shkaktohen nga stresi oksidues, intoksikimi dhe plakja.

Po ashtu, fasulet e kuqe stabilizojnë sheqerin në gjak, pasi shkaku i fibrave, magnezit dhe kaliumit, fasulet e kuqe ndihmojnë që metabolizmi të kalojë gradualisht në gjak.

Në këtë mënyrë kontrollohen dhe nepsi dhe uria e tepruar.

Po ashtu, janë burim i shkëlqyer proteinash të cilat vijnë në formën më të lehtë, pa yndyrë dhe kolesterol.

Kombinimi i tyre me misra ose oriz ofron proteinë të kompletuar, e cila mund të zëvendësojë proteinat shtazore.

Prandaj kohë pas kohe përfshijeni në ushqimin tuaj edhe fasulen e kuqe.

Publikuar: 27.08.2016 | 18:11
Lexuar: 552 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime