E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas diplomimit në degën e Arkitekturës, ajo sapo ka inauguruar biznesin e saj të ri, një dyqan me fustane eventesh. Ndryshe nga koleget e saj këngëtare që këtë verë e kanë kaluar me koncerte të shumta, Zaimina po qëndron në Tiranë duke iu dedikuar tërësisht biznesit.
Zaimina tërhiqet nga muzika, zbulon mikeshat VIP që e mbështesin në biznes
Pasi ka kaluar disa vite intensive në muzikë, këngëtarja Zaimina Vasjari, në prag të 30 vjetorit, ka menduar të vendosë baza të sigurta për të ardhmen.

Pas diplomimit në degën e Arkitekturës, ajo sapo ka inauguruar biznesin e saj të ri, një dyqan me fustane eventesh. Ndryshe nga koleget e saj këngëtare që këtë verë e kanë kaluar me koncerte të shumta, Zaimina po qëndron në Tiranë duke iu dedikuar tërësisht biznesit.

Ajo ka nisur një fushatë serioze intensive, duke ftuar në bashkëpunim mikeshat e saj më të ngushta VIP, të cilat po reklamojnë fustanet e saj. Kjo është hera e parë që Zaimina zbulon emrat e vajzave të njohura me të cilat ajo ka shoqëri, mes të cilave: Rezarta Shkurta, Anjeza Branka, Françeska Jaçe, Kristin Prengaj etj.

Rrallëherë ndodh që një femër e njohur të bëjë imazh të biznesit të saj personazhe të njohura, pasi në përgjithsi vajzat VIP karakterizohen nga egoizmi. Kjo strategji e Zaiminës po funksionon pasi nuk janë të paktë vizitorët në faqen zyrtare të dyqanit.

Publikuar: 27.08.2016 | 18:43
Lexuar: 590 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime