E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shqipëria me datë 31 gusht do të luajë një ndeshje miqësore kundër Marokut, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës, stadium ky i rindërtuar sipas parametrave të UEFA-s.
De Biasi shpall listën e lojëtarëve për Marokun dhe Maqedoninë










Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Giovanni De Biasi ka bërë të ditur sot, gjatë një konference për shtyp, listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e kombëtare kuq e zi.

Shqipëria me datë 31 gusht do të luajë një ndeshje miqësore kundër Marokut, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës, stadium ky i rindërtuar sipas parametrave të UEFA-s.

Në ndeshjen e dytë, skuadra e italianit De Biasi, do të presë me 5 shtator po në të njëjtn stadium Maqedoninë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në kampionatin botëror Rusi 2018.

Ja dhe lista e trajnerit De Biasi për dy ndeshjet e radhës së kombëtares:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha.

Mbrojtës: Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Frederik Veseli, Ansi Agolli, Andi Lila, Elseid Hysaj.

Mesfushorë: Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Ergys Kaçe, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Jahmir Hyka.

Sulmues: Armando Sadiku, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Rei Manaj.

Publikuar: 29.08.2016 | 12:00
Lexuar: 479 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime