E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

KSHZ-ja në seancën e mbajtur më 23 gusht e shqyrtoi dhe njëzëri e miratoi Raportin për votues të paraqitur me regjistrime kontestuese.
KSHZ-ja përfundon kontrollet shtesë të votuesve kontestues










Sot skadon afati ku Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të bëjë kontrolle shtesë ose personalisht të kontaktojë me votues kontestues, pasi më 19 gusht skadoi afati ku ata kishin mundësi vetë të paraqiten në Komision.

KSHZ-ja në seancën e mbajtur më 23 gusht e shqyrtoi dhe njëzëri e miratoi Raportin për votues të paraqitur me regjistrime kontestuese.

Në KSHZ në afatin e paraqitjes prej 26 korriku deri më 19 gusht 2016 ka pasur 8.922 paraqitje, prej të vilëve 8.901 janë pranuar.

Gjithsej 3.620 personalisht janë paraqitur në KSHZ, ndërsa 5.302 përmes aplikimit elektronik. Shërbimi juridik i KSHZ-së ka refuzuar 21 paraqitje. Prej tyre një paraqitje është refuzuar për shkak të dokumentit të palexueshëm, nëntë për shkak të mospërputhjes së dokumentit, nëntë për shkak të dokumentit personal jo valid dhe dy për shkak të dokumentit personal jo komplet.

Në pajtim me Raportin e KSHZ-së, paraqitje nuk kanë parashtruar gjithsej 30.467 persona, Sipas raportimit me shkrim nga Drejtoria për evidencën e regjistrit të amzës prej 22 gushtit të vitit 2016, 20 persona nga lista kanë ndërruar jetë duke përfshirë edhe 19 gushtin e vitit 2016.

Me Ligjin për plotësim të Ligjit zgjedhor, KSHZ-ja ishte e obliguar të zbatojë proces të regjistrimit aktiv të 39.502 personave për të cilët gjatë zbatimit të kontrolleve administrative dhe të terrenit janë konfirmuar regjistrime kontestuese.

KSHZ-ja pas kontrolleve të kryera shtesë përmes krahasimit të listës prej 39.502 personave dhe Listës zjgedhore largoi 113 persona ku gjashtë kanë ndërruar jetë, 51 janë për punë të përkohshëm në vendet e huaja, 54 kanë humbur të drejtën e votës me baza të ndryshme dhe dy persona kanë parashtruar kërkesë për ndryshimin e të dhënave në Listën zgjedhore. Mundësi për paraqitje kishin gjithsej 39.389 veta.

Qytetarët të cilët nuk janë paraqitur në afatin ligjor prej 25 ditëve në pajtim me ligjin do të kenë mundësi shtesë të paraqiten në KSHZ gjatë verifikimit publik para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Publikuar: 29.08.2016 | 12:00
Lexuar: 483 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime