E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas zoti Haxhinasto aktualisht bëhet vlerësimi i detajuar i ofertës së kompanisë kineze “China State”. “Besoj se shume shpejt do të konkludojmë ofertën e fundit të realizuar nga kjo kompani.
“Rruga e Arbërit”, ministri Haxhinasto jep shpresë








Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka deklaruar se qeveria shumë shpejt do të konkludojë rreth të ardhmes së “Rrugës së Arbërit”, një tjetër aks i rëndësishëm rrugor që lidh Shqipërinë lindore me atë perëndimore.

Sipas zoti Haxhinasto aktualisht bëhet vlerësimi i detajuar i ofertës së kompanisë kineze “China State”. “Besoj se shume shpejt do të konkludojmë ofertën e fundit të realizuar nga kjo kompani.

Dhe pastaj do të përcaktojmë hapat e mëtejshme për sa i takon këtij projekti të rëndësishëm” tha ministri i transporteve dhe infrastrukturës të shtunën.

Në një zhvillim të fundit, ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i cili mbylli një vizitë disa ditore në Pekin, u ka kërkuar autoriteteve të larta kineze, mbështetje për realizimin e projektit të kësaj vepre.

Ndërtimi i “Rrugës së Arbrit” është vënë në qendër të vëmendjes në fushatën e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarin e Bashkisë së Dibrës mes maxhorancës së majtë dhe opozitës së djathtë.

Kryeministri Edi Rama, në fillim të kësaj fushate tha se nuk do të largohej nga detyra pa e ndërtuar këtë vepër. Por udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha akuzoi kryeministrin se kishte prishur marrëveshjen me kompaninë kineze “China State Construction” për interesa personale. Ai tha se kjo rrugë do të ndërtohej nga PD e cila do të vinte shumë shpejtë në pushtet.

“Rruga e Arbërit”, sipas projektit rreth 75 kilometra e gjatë, do të lidhë Tiranën me Dibrën dhe më tej Maqedoninë. Rruga që e ka origjinën nga Periudha Romake, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli.

Ky variant i shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit si dhe është varianti me kushte më të mira gjeologo-inxhinjerike e hidrologjike, vlerësojnë specialistët.

Sipas “Strategjisë së Transportit” të hartuar nga Ministria e Punëve Publike, dokument ky i miratuar në fillim të shtatorit të vitit 2008 nga qeveria e djathtë e asaj kohe, rruga do të duhej të përfundonte në vitin 2013.

Edhe qeveria e majtë që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të përgjithshme të atij viti, e konsideroi “Rrugën e Arbërit” një prioritet. Por deri tani në këtë vepër janë kryer punime pjesore në afro 1/3 e saj dhe përfundimi duket ende larg.

Publikuar: 29.08.2016 | 12:14
Lexuar: 450 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime