E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shtëpia e Shëndetit Shkup kumtoi se prej 15 shtatorit të vitit 2014 kur filloi të punojë linja, deri më tani ka pasur 110.578 thirrje.







Në linjën telefonike 02/15 123 për këshilla mjekësore "Alo doktor" gjatë shtatë ditëve të kaluara (nga 22 gushti deri më 28 gusht) janë paraqitur 1.376 qytetarë.

Shtëpia e Shëndetit Shkup kumtoi se prej 15 shtatorit të vitit 2014 kur filloi të punojë linja, deri më tani ka pasur 110.578 thirrje.

Linja është në dispozicion 24 orë në ditë në mënyrë që të mundësojë konsultim të menjëhershëm mjekësor në kohën e shfaqjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit.

Njëzet e pesë mjekët janë në dispozicion për këshilla mjekësore, ndërsa telefonatat janë nga qytetarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Thirrjet janë për një spektër të gjerë të simptomave të ndryshme, kardiovaskulare, simptoma respiratore, dhimbje të kokës, reagime alergjike dhe simptoma të dhimbjeve.

Të gjithë personave që kanë kërkuar këshilla mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë mjekësore me këshillë shëndetësore dhe terapi përkatëse simptomatike.

Publikuar: 29.08.2016 | 13:40
Lexuar: 503 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime