E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mirënjohja "Urat e Strugës" që UNESKO dhe Mbrëmjet strugave të poezisë e ndajnë për poetin-debutuesin më të mirë do t'i jepet poetes Runa Svetlikova.
Dorëzim i

Në mitingun ndërkombëtar poetik "Urat" që tradicionalisht mbahet çdo vit në Urat e poezisë me dorëzim të "Kurorës së artë" të laureatit të sivjetëm, romancierja, poetja, kritikja letrare dhe aktivistja kanadeze Margaret Atvud dhe ndarje e çmimeve "Vëllezërit Milladinovci" dhe "Urat e Strugës" sonte përfundon edicioni i 55-të jubilar i Mbrëmjeve strugave të poezisë.

Atvud është fituesja e 51-të e mirënjohjes më të lartë të festivalit, e cila përbëhet nga kurora dafine të punuara me filigran. Për të manifestimi është një mundësi e shkëlqyer të dëgjohen poetë nga tërë bota të cilët lexojnë poezi në gjuhët e tyre. Vërejti se është inkurajuese që vendi i kushton shumë kohë dhe vëmendje poezisë.

Mirënjohja "Urat e Strugës" që UNESKO dhe Mbrëmjet strugave të poezisë e ndajnë për poetin-debutuesin më të mirë do t'i jepet poetes Runa Svetlikova.

Përveç fituesve të çmimeve në mitingun poetik do të marrin pjesë edhe poetë nga anë të ndryshme të botës, ndërsa Struga këto ditë për të 55-të herë është kryeqyteti i poezisë. Festivali i 55-të i poezisë solemnisht u hap të mërkurën me lexim tradicional të "Malli për Jugun" (T'ga za Jug) nga Konstatin Miladinov dhe ndezje të zjarrit të festivalit para Shtëpisë së poezisë në Strugë. Këto ditë në Strugën poetike mysafirë janë 32 poetë nga 30 vende nga të gjitha kontinentet dhe rreth njëzetë të Maqedonisë.
Margaret Atvud

Publikuar: 29.08.2016 | 13:52
Lexuar: 1224 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime