E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me donacionin, theksoi ministri Çakov, MPB-ja do të tregojë kapacitet edhe më të madh në ballafaqimin me shkatërrimin e rrjetit kriminal që e keqpërdorin fatkeqësinë e refugjatëve.
MPB-ja mori 25 automjete


Shkup, 29 gusht 2016 (MIA) - Donacion prej 25 automjeteve "shkoda jeti" në vlerë prej 740.000 eurove sot i dorëzoi Ambasada Çeke Maqedonisë për nevojat në policinë kufitare pranë MPB-së.

Ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov theksoi se ky donacion është jashtëzakonisht i rëndësishëm për nevojat e policisë kufitare e cila aktualisht ballafaqohet me krizën e emirgantëve në kufirin jugor.

"Kemi marë 25 automjete të cilët do të jenë në funksion të policisë kufitare dhe kjo do të jetë përforcim i mirë i kapaciteteve të përgjithshme të policisë kufitare në MPB dhe jo vetëm atë, por në përgjithësi edhe të gjitha kapaciteteve të Republikës së Maqedonisë në menaxhimin me krizën e refugjatëve pasi këto sfida nuk përfunduan me mbylljen e rutës së Ballkanit perëndimor", theksoi ministri Çekov.

Sipas tij, Maqedonia edhe më tej është e ekspozuar në aktivitetet lidhur me parandalimin dhe shkatërrimin e rrjeteve kriminale që janë aktuale, të cilat mbylljen e rutës ballkanike dëshirojnë ta zëvendësojnë me aktivitetet e tyre të organizuara kriminale në nivel ndërkombëtar.

Me donacionin, theksoi ministri Çakov, MPB-ja do të tregojë kapacitet edhe më të madh në ballafaqimin me shkatërrimin e rrjetit kriminal që e keqpërdorin fatkeqësinë e refugjatëve.

Zëvendësambasadori i Republikës së Çekisë Josef Brozh theksoi se miq të vërtetë njihen në momente të vështira, dhe kështu njihen edhe shtetet se cila prej tyre është mik i vërtetë. Republika Çeke është mik i vërtetë

Publikuar: 29.08.2016 | 14:02
Lexuar: 564 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime