E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky është ribalanci i dytë i Buxhetit këtë vit, i cili është bërë në korrik të këtij viti.
Ribalanci i buxhetit para Komisionit kuvendor për financim


Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot fillon debati rreth ribalancit të Buxhetit për vitin 2016, i cili propozohet që të sigurohen mjete për dëmshpërblim të plotë të dëmeve nga përmbytjet e 6 gushtit të këtij viti.

Me ribalancin, rreth të cilit fillon debati në Komisionin kuvendor për finаncim dhe buxhet, propozohet sigurim i 36,4 milionë eurove shtesë për dëmshpërblim të plotë të përmbytjeve.

Të ardhurat në Buxhet janë të pandryshuara dhe mbeten në nivel të projeksionit prej 174.291 milionë denarësh. Të ardhurat rriten nga 195.472 milionë denarë në 197.410 milionë denarë, ndërsa rritet edhe deficiti buxhetor prej 3,6 në 4 për qind dhe do të arrijë 23.119 denarë, në vend të 21.181 milionë denarëve.

Ky është ribalanci i dytë i Buxhetit këtë vit, i cili është bërë në korrik të këtij viti.

Për ribalancin e buxhetit sot duhet që të deklarohet edhe Komisioni legjislativ-juridik. Është caktuar seancë edhe e Komisionit për bujqësi, pyje dhe menaxhim të ujërave, anëtarët e të cilit do të debatojnë për Propozim -ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoriat shtetëror për bujqësi, me lexim të dytë.

Kuvendi nuk i pranoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për borxh publik

- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite në suaza të seancës së 114-të nuk e pranoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxh publik, i parashtruar nga deputeti Pavle Trajanov.

Ligji parashikon çdo borxh që do ta bëjë Qeveria përmes dhënies së letrave me vlerë mbi 100 milionë euro, të marrë ratifikim nga Kuvendi.

"Qëllimi i ligjit është të vendoset sistem përmes të cilit Kuvendi do të ketë kontroll mbi borxhin apo praktikisht, hapje të debatit për borxhin, korrektësi më e madhe gjatë marrjes së borxhit nga ana e shtetit dhe përforcim i përgjegjësisë për të gjithë që janë të kyçur në vendosjen për borxh", theksoi Trajanov, duke shtuar se tani në Maqedoni nuk ka kush ta bllokoj borxhin dhe rritjen e tij, e as nuk ka instrument për kontroll.

Kuvendi në seancën e sotme me 47 vota "pro" dhe 23 "kundër", në procedurë të shkurtuar e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetet. (MIA)

Publikuar: 30.08.2016 | 12:22
Lexuar: 360 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime