E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Intelektualin e famshëm mysliman nga qyteti i Shkodrës, veç tjerash është tepër i njohur edhe për fjalimin e tij brilant mbi varrin e Gjergj Fishtës në 31 dhjetorin e vitit 1940.
Hafiz Ali Kraja: Me ty, Patër Gjergj, kombi naltësohet dhe madhënohet









Hafiz Ali Kraja ishte figurë e madhe shqiptare, i pajisur me dije dhe me kulturë, i kthjellët në mendime dhe tepër i qartë në misionin e tij fisnik.

Ai rrezatonte një mirësi të thellë dhe ishte mjaft i dashur e i respektuar me të gjithë njerëzit, pa dallim feje, krahine e bindje politike.

Por, krahas këtyre virtyteve tepër të larta që gëzonte, ai gjithashtu ishte një armik i papajtueshëm dhe hasëm i përjetshëm me të keqen, e në veçanti ajo që e dallonte nga të tjerat, ishte një armik i betuar i doktrinës komuniste.

Intelektualin e famshëm mysliman nga qyteti i Shkodrës, veç tjerash është tepër i njohur edhe për fjalimin e tij brilant mbi varrin e Gjergj Fishtës në 31 dhjetorin e vitit 1940.

Fjalimin e tij mund ta lexoni më poshtë:

“Poet kombëtar, Pater Gjergj!

Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…

Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të ‘Lahutës së Malcisë’, kryevepra jote monumentale.

Të jesh i bindun, o Poet i Madh se shqyptari me ‘Lahutën e Malcisë’ ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Publikuar: 30.08.2016 | 14:06
Lexuar: 1472 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime