E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai porositi se Britanisë së Madhe dhe BE-së i nevojiten rregulla të reja ligjore dhe të obligueshme për marrëdhëniet e tyre të ardhshme.
Shtajmaer: Bregzit do të ketë pasoja afatgjate










Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank-Valter Shtajnmaer deklaroi sot se vendimi i Britanisë së Madhe për tu larguar nga Bashkimi Evropian do të ketë pasoja afatgjate, të cilat janë vështirë të parashihen.

Ai porositi se Britanisë së Madhe dhe BE-së i nevojiten rregulla të reja ligjore dhe të obligueshme për marrëdhëniet e tyre të ardhshme.

Shefi i diplomacisë gjermane, në fjalimin në tubimin para mbi 1.000 diplomatëve dhe përfaqësuesve gjermanë të rretheve të biznesit në Ministrinë e Punëve të Jashtme deklaroi se në interes të Britanisë është që së shpejti të fillojë procesin e largimit nga Unioni, duke pasur parasysh efektet nga vendimi i saj, të cilat, siç tha, tashmë janë të dukshme.

Publikuar: 30.08.2016 | 15:16
Lexuar: 428 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime