E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri, tha se kjo është një ditë shumë e pritur për vite të tëra dhe shpreson se lojtarët do ta përfaqësojnë përfaqësuese në mënyrë dinjitoze.
Publikohet lista e futbollistëve që do të luajnë për Kosovën
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, gjatë një konferencë të mbajtur, ka publikuar listën e futbollistëve që janë të gatshëm të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës si dhe listën e futbollistëve që janë në pritje nga momenti në moment.

Kjo listë është për ndeshjen që Kosova luan kundër Finlandës më 5 shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

Kryetari i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri, tha se kjo është një ditë shumë e pritur për vite të tëra dhe shpreson se lojtarët do ta përfaqësojnë përfaqësuese në mënyrë dinjitoze.

“Një ditë të shumëpritur për vite të tëra si nga ju si nga ne… sot të gjithë të bashkuar po përgatisim ndeshjen e parë të Kualifikimeve Botërore Rusia 2018… Shpresoj që të gjithë ata lojtarë që do të fitojnë të drejtën të na prezantojnë në mënyrë dinjitoze dhe iu dëshiroj sukses”, tha Fadil Vokrri.

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, tha se fokusi i këtij projekti është afatgjatë dhe shumë interesant pasi që pjesë e këtij projekti janë lojtarë shumë të rëndësishëm.

“Edhe pse është loja e parë me Finlandën, projekti jonë, përqendrimi jonë, fokusi jonë është afatgjatë, ajo që ka qenë në interes tonë të punojmë me Federatën… kemi filluar ta krijojmë një projekt shumë interesant, me lojtarët të cilët janë potencial, me lojtarët të cilët kanë filluar të bëhen lojtarë shumë të rëndësishëm në ekipet e tyre, është rritë konkurrenca jashtëzakonisht në disa pozicione dhe mosha mesatare e krejt lojtarëve është shumë premtuese”, tha Bunjaku.

Ndërsa mesfushori që luan në një ekip të Norvegjisë Valon Berisha tha se është shumë i gëzuar që ka vendosur të luajë për Kosovën.Ai tha se ky ishte një vendim shumë i vështirë pasi që siq tha Berisha ishte në mes të Norvegjisë dhe Kosovës, dhe mes tij dhe të vëllait Veton Berisha.Mirëpo, ai tha se e ndjen veten shqiptar dhe është shumë i lumtur që do të përfaqësojë Kosovën.

“Faleminderit prej Norvegjisë, që ma ka respektua vendimin, se Norvegjia më së pari m’i ka dhanë hapat e parë në futboll, e kom pas një mirëkuptim prej trajnerit edhe ekipit, lojtarët e kanë kuptuar ndjenjën time që unë e ndjej veten si shqiptar ... normal jena kon dy vetë unë edhe vëllai im, njëri ka vendos me luajt për Kosovën njëri për Norvegjinë” , tha Berisha. (Kosovapress)
Publikohet lista e futbollistëve që do të luajnë për Kosovën

Publikuar: 30.08.2016 | 17:35
Lexuar: 503 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime