E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Reprezentacioni i Maqedonisë që drejtohet nga seleksionuesi Astrit Merko zuri vendin e dytë, pasi nga tre ndeshjet pësoi një disfatë nga Kroacia, një fitore kundër reprezentacionit të Bosnjës e Hercegovinës 2-1 dhe një barazim 1-1 me Malin e Zi por pas ekzekutimit të penaltive shënuan fitore 4-2.
Sukses i madh i reprezentacionit të Maqedonisë dhe seleksionuesit Astrit Merko
TURNIRI ZHVILLIMOR I UEFA-s PËR FUTBOLLIN E FEMRAVE U-19




Në organizim të Federatës së Futbollit të Bosnje e Hercegovinës me përkrahjen e UEFA-s nga data 23 deri me 27 gusht, u mbajt turniri zhvillimor i futbollit për femrave në kategorinë U-19 . Në këtë turnir zhvillimor të UEFA-s ku morën pjesë reprezentacionet e Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë , Kroacisë dhe Malit Zi.

Fituese të turnirit dolën vashat kroate para reprezentacionit të Maqedonisë që drejtohet nga seleksionuesi Astrit Merko, pasi nga tre ndeshjet pësoi një disfatë nga Kroacia, një fitore kundër reprezentacionit të Bosnjës e Hercegovinës 2-1 dhe një barazim 1-1 me Malin e Zi por pas ekzekutimit të penaltive shënuan fitore 4-2.
Reprezentacioni U-19 i Maqedonisë

Pas këtij suksesi të reprezentacionit të Maqedonisë , seleksionuesi Astrit Merko u shpreh teper I kënaqur duke theksuar se suksesi është frytë lojës dhe angazhimit maksimal të futbollisteve . “Të marish pjesë në një turne të organizuar nga UEFA, nuk është thjesht një lojë kampionati apo ndeshje miqësore. Por përkundraziështë një përgjegjësi e madhe ku që në start je në monitorim nga përfaqësuesit e UEFA-s. Pra për të lënë një përshtypje të mirë duhet të jesh aktiv gjatë gjithë grumbullimit” tha seleksionuesi Merko dhe vazhdoi “Ndjenja e fitoires në nivel ndërkombëtarë është e papërshkruajtur dhe nuk ka fjalë që at të përshkruaj”.

Seleksionuesi Astrit Merko tha fjalë miradije për të gjitha futbollistet e reja pa veçuar asnje emer pasi futbolli është sport ekipor dhe meritat ju takojn të gjithave. Reprezentacioni i Maqedonisë një ndeshje ka zhvilluar në Sarajevë, ndërsa 2 në Vogozhçe

U19

Publikuar: 30.08.2016 | 21:17
Lexuar: 1865 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime