E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëse liderët e katër partive më të mëdha politike dakordohen, zgjedhjet duhet të mbahen më 11 dhjetor, ndërsa 100 ditë para zgjedhjeve duhet të zgjidhet qeveria kalimtare në të cilën do të participojë opozita.
Liderët e partive duhet të vendosin sot për zgjedhjet










Liderët e VMRO-DPMNE-së, të LSDM-së, të BDI-së dhe të PDSH-së, në pajtim me marrëveshjen politike të arritur më 20 korrik të këtij viti, sot duhet të mbajnë takim në të cilin do të vlerësojnë nëse janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Nëse liderët e katër partive më të mëdha politike dakordohen, zgjedhjet duhet të mbahen më 11 dhjetor, ndërsa 100 ditë para zgjedhjeve duhet të zgjidhet qeveria kalimtare në të cilën do të participojë opozita.

Në qeverinë kalimtare opozita duhet t'i fitojë pozitat ministrore në sektorët e punëve të brendshme dhe për punë dhe politikë sociale, si dhe zëvendësminstrave plotësues për financa, shoqëri informatike dhe administratë dhe për bujqësi. 100 ditë para zgjedhjeve opozita duhet të emërojë kryeredaktor dhe përgjegjës të ri në RTVM, ndërsa sot pritet të kompletohet edhe trupi ad-hok i cili do t'i monitorojë mediat.

Paraprakisht, është pastruar edhe Lista zgjedhore e votuesve të cilët kishin të dhëna kontestuese.

Në takim pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe një përfaqësues i lartë i delegacionit të BE-së, si ndërmjetës në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës.

Publikuar: 31.08.2016 | 11:46
Lexuar: 425 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime