E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prandaj na befasojnë shembujt e personaliteteve të famshme të cilat të virgjëra kanë hyrë në martesë.
Të famshmet të cilat të virgjëra kanë hyrë në martesë












Nëse në shekujt e kaluar virgjëria ishte diçka që ruhej me fanatizëm dhe i dhurohej bashkëshortit në natën e parë të martesës, në këtë shekull kjo nuk ndodh.

Prandaj na befasojnë shembujt e personaliteteve të famshme të cilat të virgjëra kanë hyrë në martesë.

Këngëtarja dhe aktorja, Jessica Simpson, virgjërinë e saj e ka ruajtur deri në moshën 22 vjeçe, kur për herë të parë është martuar.

Në majën e popullaritetit, Jessica e ka pranuar se është e virgjër dhe se nuk e ka ndërmend të lëshohet në marrëdhënie seksuale para martesës. Sot është në martesë të dytë dhe ka dy fëmijë.

Aktorja, Lisa Kudrow, e cila famën e ka arritur me serinë “Friends”, gjithashtu virgjërinë e ka ruajtur për martesë. Është interesant se ajo është martuar në moshën 32 vjeçe.

Supermodelja braziliane, Adriana Lima, kur kishte mbushur 24 vjet, e kishte pranuar se kurrë nuk ka bërë seks dhe se virgjërinë e ruan për burrin. Dhe tri vjet më vonë ajo është martuar me basketbollistin, Marko Jaric, me të cilin ka dy fëmijë, por që më nuk janë në martesë.

Këngëtarja, Celine Dion, e ka humbur virgjërinë me bashkëshortin e saj, tashmë të ndjerë, Rene Angelile. Ajo është martuar shumë herët, në moshën 20 vjeçe dhe e kishte pranuar se qysh në moshën 12 vjeçe ajo ishte dashuruar në Rene-n, edhe pse ai ishte 26 vjet më i vjetër se ajo. Në moshën 17 vjeçe kishin filluar lidhjen, por seksi i parë mes tyre ka ndodhur vetëm në natën e martesës.

Këngëtari i grupit “Coldplay”, Chris Martin, gjithashtu ka hyrë në martesë i virgjër. Dhe siç e ka pranuar vetë, ai nuk ishte i shkathët me vajzat. Për seksin e parë ai është dashur të presë 22 vjet, kur është martuar me Gwyneth Paltrow.

Edhe këngëtarja, Carrie Underwood, e ka ruajtur virgjërinë deri në martesë dhe atë deri në moshën 27 vjeçe, kur është martuar me hokeistin Mike Fischer.

Publikuar: 31.08.2016 | 13:58
Lexuar: 582 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime