E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Janë futbollistë me vlera që Zenit i mori përpara 3-4 vitesh duke shpenzuar shuma të mëdha”, ishte deklarata e Lucescut.
Juve, siguron Witsel nga Zenit










Juventus bën një tjetër goditje në merkaton e transferimeve. Bardhezinjtë kanë mundur të gjejnë marrëveshjen me Zenit për blerjen e kartonit të Axel Witsel, i cili mendohet se do të zëvendësojë Paul Pogba të transferuar te Manchester United.

Kalimi i mesfushorit të përfaqësueses belge u arrit pas bisedimeve intensive mes drejtuesve të Juventusit dhe atyre të klubit rus me këta të fundit që pranuan të lejojnë largimin e Witsel në drejtim të Torinos për një vlerë prej 18 milionë euro.

Transferimi i Witsel te Juventus ishte çështje orësh, madje vetë trajneri Lucescu e kishte pohuar mundësinë e realizimit të këtyre tratativave duke iu referuar edhe largimit të mundshëm të Garaj.

“Janë futbollistë me vlera që Zenit i mori përpara 3-4 vitesh duke shpenzuar shuma të mëdha”, ishte deklarata e Lucescut.

“Por këto lëvizje prekën rregullin e Fair Play Financiar. Duke lejuar largimin e tyre do të mund të sigurojmë fonde për të bërë blerje të reja”.

Publikuar: 31.08.2016 | 14:24
Lexuar: 439 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime