E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mohammad Abdullah, 22 vjeç nga Bangladeshi i humbi këmbët në një aksident horror 10 vjet më parë, teksa kishte rrëshqitur mbi shina kur treni po kalonte. Megjithatë, ai kurrë nuk u dorëzua.
Asnjëherë mos u dorëzo - Futbollisti pa këmbë (VIDEO)
Futbolli është sporti më i dashur në të gjithë botën dhe kjo nuk mund të vihet aspak në diskutim.

Një histori mjaft e veçantë vjen nga Bangladeshi, ku një i ri pa këmbë asnjëherë nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij për të luajtur futboll dhe tani edhe pse me aftësi të kufizuara, arrin të luajë sportin më të bukur në botë dhe të jetë i barabartë me shokët e tij.

Mohammad Abdullah, 22 vjeç nga Bangladeshi i humbi këmbët në një aksident horror 10 vjet më parë, teksa kishte rrëshqitur mbi shina kur treni po kalonte. Megjithatë, ai kurrë nuk u dorëzua.

Mohammad u braktis nga familja që kur ai ishte i vogël. Pas ngjarjes së tmerrshme jeta e tij u bë akoma më e vështirë, por ai është një djalë me kurajë dhe sot ka arritur përveçse të ecë sërish, megjithëse pa këmbë, arrin të bëjë një punë si hamall në port, por i është rikthyer edhe dëshirës së tij të të luajturit futboll.

Duket e pabesueshme, por Mohammad luan i barabartë me shokët e tij. Ai ka idhull Ronalon dhe shpreson që një ditë ta takojë atë...

Publikuar: 02.09.2016 | 12:29
Lexuar: 437 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime