E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vetë kandidatja për të qenë Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara ka paditur që të dy burimet e lajmit duke kërkuar 150 milionë dollarë dëmshpërblim.
Melania Trump padit DailyMail








Qëndrimi në krah të Donald Trump e ka vendosur në qendër të vëmendjes së mediave, sidomos atyre rozë që kanë nisur të rrëmojnë për të shkuarën e saj.

E mes shkrimeve për të shkuarën e Melania Trump ishte edhe ai i një blogeri dhe tabloidit britanik DailyMail, ku hamendësohej se në vitet 1990, Melania ka qenë eskortë në Nju jork, ku edhe u njoh për herë të parë me Donald Trump. Që të dy burimet e artikullit shkruanin se ajo i druhej se e shkuara do t’i bëhej publike.

Vetë kandidatja për të qenë Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara ka paditur që të dy burimet e lajmit duke kërkuar 150 milionë dollarë dëmshpërblim.

Pas reagimit të saj, si DailyMail ashtu edhe blogeri Webster Tarpley kanë tërhequr artikujt.

“Të paditurit kanë shkruar gënjeshtra duke shkaktuar dëm personal dhe profesional për zonjën Trump”, deklaroi avokati i Melania, Charles Harder.

Melania Trump ka lindur në Slloveni. Emigroi në Shtetet e Bashkuara në fillim të viteve ’90 ku nisi karrierën si modele. Është e martuar me Donald Trump që prej vitit 2005.

Publikuar: 02.09.2016 | 12:39
Lexuar: 514 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime