E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për t’i vërtetuar të kundërtën, Hein Koh nga Nju Jork postoi një fotografi në llogarinë e saj në Facebook që tanimë është bërë virale.
Fëmijët të shkatërrojnë karrierën? Ja kundërpërgjigjia












Një mama artiste i është kundërpërgjigjur deklaratës së koleges së saj se fëmijët të shkatërrojnë karrierën duke përcjellë një mesazh të fortë përmes një fotoje emocionuese.

Artistja jugosllave Marina Abramovic tha pak ditë më parë për gazetën gjermane Tagesspiegel: “I jam nënshtruar tre aborteve sepse isha e sigurt që fëmijët do të ishin një katastrofë për punën time”.

Për t’i vërtetuar të kundërtën, Hein Koh nga Nju Jork postoi një fotografi në llogarinë e saj në Facebook që tanimë është bërë virale.

Në foton e realizuar nga bashkëshorti i saj James Horowitz ajo shfaqet duke i dhënë gji dy të vegjëlve të saj binjakë Ami dhe Oni, teksa punon në laptop.

Krahë fotos prekëse, Hein shkruan se fëmijët kanë përmirësuar karrierën e saj.

Publikuar: 02.09.2016 | 12:42
Lexuar: 629 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime