E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërsa Venus Williams mundi në ndeshjen e saj të raundit të dytë gjermanet Julia Goerges 2-0. Venus nuk e vuri aspak në diskutim suksesin në këtë ndeshje duke i fituar setet me rezultatin 6-2 dhe 6-3.
US Open 2016, kualifikohen Williams e Murray








Serena dhe Venus Williams vijojnë aventurën e tyre në US Open dhe kualifikohen në raundin e tretë të këtij turneu. Serena eliminoi amerikanen tjetër Vania King, teksa e mposhti me rezultatin 2-0. Numri 1 i renditjes botërore në WTA, e dominoi këtë ndeshje duke i fituar të dy setet 6-3; 6-3 në 65 minuta lojë.

Ndërsa Venus Williams mundi në ndeshjen e saj të raundit të dytë gjermanet Julia Goerges 2-0. Venus nuk e vuri aspak në diskutim suksesin në këtë ndeshje duke i fituar setet me rezultatin 6-2 dhe 6-3.

Në kampin e meshkujve, Andy Murray arriti të kalojë pa shumë probleme Marcel Granollers për të siguruar një vend në raundin e tretë në Flashing Meadows. Tenisti britanik, edhe pse ndjeu disa shqetësime pas hapjes së çatisë në fushën qendrore arriti t'i imponohet spanjollit duke e mundur 3-0 me sete 6-4; 6-1 dhe 6-4.

Nuk zhgënjeu në këtë raund as Stanislas Wawrinka që mposhti italianin Giannessi 3-0 me sete 6-1;7-6;7-5. Momentin më të vështirë, zvicerani e pati në setin e dytë teksa e pa veten në disavantazhin 2-5, por në fund arriti ta fitojë me tajbrejk. U kualifikua për në raundin tjetër të US Open edhe Juan Martin Del Potro i cili fitoi ndaj amerikanit Steve Johnson me rezultatin 3-0.

Publikuar: 02.09.2016 | 13:57
Lexuar: 485 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime