E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tani pasojnë duele të reja dhe në fakt do të jenë dy përballje që do të nxjerin ekipin që do ta vazhdojë në çerekfinale.
Shkëndija do të përballet me Rabotniçkin në 1/8 e finales
Shkëndija do të përballet me Rabotniçkin në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë. Ndeshja e parë luhet në Shkup, ndërsa takimi i kthimit në Tetovë.

Sot në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për dyshet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Goglat e shortit kanë dashur që finalistët e vitit të kaluar të përballen në fazë shumë të hershme të garës më masovike në vend.

Rabotniçki-Shkëndija përfundimisht do të jetë dueli më interesant i 1/8 së finales së Kupës, pasi pikërisht kundër ekipit nga Shkupi ‘kuqezinjtë’ fituan 2:0 në finalen e edicionit të fundit, duke rëmbyer për herë të parë në histori trofeun e Kupës.

Tani pasojnë duele të reja dhe në fakt do të jenë dy përballje që do të nxjerin ekipin që do ta vazhdojë në çerekfinale.

Ndeshja e parë Rabotniçki-Shkëndija luhet në Shkup më 21 shtator me fillim në orën 15:30, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në Tetovë.

Publikuar: 02.09.2016 | 13:59
Lexuar: 451 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime