E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas shitjes online, ku disponueshmëria për biletat në tribunën D përfundoi në kohë rekord, e njëjta ndodhi edhe me biletat që u hodhën në treg, në pikat e shitjeve në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan.
Shiten biletat në Shkodër, Maqedonia pa tifozët








Atmosferë fantastike, stadium i mbushur me kapacitet të plot dhe entuziazëm në tribuna. Kështu do të jetë debutimi i Shqipërisë, në kualifikueset e Botërorit 2018. Mbështetja në Loro Boriçi ndaj Maqedonisë do të jetë maksimale. Kjo konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, që saktëson se më tepër se 90 për qind e biletave kanë përfunduar në duart e tifozëve.

Pas shitjes online, ku disponueshmëria për biletat në tribunën D përfundoi në kohë rekord, e njëjta ndodhi edhe me biletat që u hodhën në treg, në pikat e shitjeve në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan. Praktikisht “Loro Boriçi” do të jetë plot me tifozë kuqezi, ndërsa në treg janë ende edhe pak vende në sektorë të caktuar mbrapa portave, ku edhe ato pritet të shiten deri në startin e ndeshjes.

Sipas Federatës së Futbollit, e vetmja tribunë e boshatisur në debutimin e Shqipërisë, do të jetë E5, e cila ishte e rezervuar për tifozët miq. Pasi konfirmoi prezencën e 400 mbështetësve, Federata e Maqedonisë u tërhoq, duke njoftuar edhe zyrtarisht në FSHF, se asnjë tifoz mik nuk do të jetë i pranishëm në Shkodër. Në situatën e krijuar, FSHF po konsultoohet për të nxjerrë në shitje edhe biletat në tribunën E4, që në rast të prezencës së tifozëve miq mund të qëndronte e boshatisur për arsye sigurie dhe për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes.

Shqipëria do të kërkojë t’i nisë me fitore kualifikueset e Botërorit 2018 dhe e garantuar është që më 5 Shtator Kombëtarja kuqezi do të ketë mbështetjen maksimale të afro 16 mijë tifozëve në stadium dhe miliona shqiptarëve në mbarë botën./supersport.al/

Publikuar: 02.09.2016 | 14:12
Lexuar: 567 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime