E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë konferencës për shtyp, De Biasi nuk dha pika referimi sa i përket formacionit:
De Biasi: Ndaj Maqedonisë, si një finale Europiani








Ndeshja me Maqedoninë është një nga ato sfida që mund të të krijojë probleme dhe Gianni De Biasit problemet nuk i pëlqejnë, ndaj trajneri kuqezi kërkon t’i paraprijë duke e bërë të qartë dhe nga salla e konferencave të “Loro Boriçit”, ku kërkoi përkushtim maksimal nga të tijtë.

“Kemi bërë gjithçka ka qenë e mundur që ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje, pasi në jetë nuk ka asgjë të thjeshtë. Europiani tregoi që çdo ekip mund të ecë përpara nëse ka dëshirë dhe përqëndrim, ndaj ne do ta konsiderojmë ndeshjen me Maqedoninë si finalen e një Europiani. Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin sepse do të gabonim. Duhet t’i kushtojmë rëndësi kësaj sfide pasi është e vështirë të luash ndaj ekipeve të tilla. Më e lehtë është të luash ndaj Spanjës apo Italisë pasi ekipi nuk ka nevojë për motivim. Nga lojtarët pres që të japin maksimumin në fushë”, deklaroi italiani.

Gjatë konferencës për shtyp, De Biasi nuk dha pika referimi sa i përket formacionit:

“Besoj se nuk do të ndryshojë shumë sa i përket formacionit, mendoj se skuadra do të jetë e njëjtë si në Europian. E kemi studiuar kundërshtarin dhe do të aplikojmë ato që kemi bërë në stërvitje. Është e vërtetë që është larguar Cana, por kemi grumbulluar sërish Gjimshitin dhe kanë ardhur Hykaj dhe Manaj”, vijoi ai.

Rezultati që kërkohet nga skuadra dhe çështja e kapitenit kanë qenë disa prej temave më të diskutuara në media, por për Ansi Agollin shiriti ka pak rëndësi pasi të rëndësishme janë 3 pikët.

“Ndaj Maqedonisë e rëndësishmë është të marrim një rezultat pozitiv. Kapiteni? Nuk ka rëndësi se kush do të jetë. Përballë nuk kemi një emër të madh, por do të jetë një ndeshje e vështirë. Javën e fundit kemi marrë shumë njohuri përsa i përket rivalit. Lojtarët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë janë shumë cilësorë, ashtu si edhe lojtarët e sulmit”, u shpreh Agolli.

Publikuar: 05.09.2016 | 11:37
Lexuar: 456 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime