E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas këtyre burimeve, Serbia në fakt ka dy variante: i pari që nëpërmjet KS të OKB-së të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme për ta trajtuar qëndrimin e GJND-së.
Beteja pėr Kosovėn nė OKB






Drilon Zogaj

Pas dështimit të pritur nga GJND-ja, udhëheqësit politikë në Serbi po përgatisin një strategji nëpërmjet të cilës do të vazhdojnë ta mbajnë çështjen e Kosovës problem global, në mënyrë që të ngadalësojnë ritmin e njohjes së shtetit të ri nga pjesa e mbetur e shteteve anëtare të OKB-së. Përfaqësues ndërkombëtarë bëjnë të ditur se Beogradi do të përpiqet që nëpërmjet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të imponojë rinisjen e bisedime të reja për statusin e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, Serbia në fakt ka dy variante: i pari që nëpërmjet KS të OKB-së të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme për ta trajtuar qëndrimin e GJND-së.

Mirëpo kjo duket shumë e vështirë të arrihet, duke pasur parasysh qëndrimin e tre shteteve anëtare të përhershme, SHBA-ve, Britanisë dhe Francës, dhe i dyti që këtë çështje ta fusë në sesionin e rregullt të Asamblesë që nis në gjysmën e dytë të shtatorit, ku Serbia do të mund të prezantonte një Draft-Rezolutë, nëpërmjet të cilës do të nxiste rinisjen e negociatave për statusin e Kosovës.

Mirëpo, përfaqësuesit politik në Kosovë mohojnë kategorikisht çdo lloj alternative, e cila do të bënte që mes Prishtinës dhe Beogradit të rinisin negociata për statusin.

Kryeministri Hashim Thaçi në vazhdimësi ka deklaruar se Kosova dhe Serbia mund të bisedojnë për çështje teknike vetëm si dy shtete të pavarura. “Natyrisht që dëshirojmë të kemi raporte të fqinjësisë së mirë edhe me Serbinë, si me të gjitha shtetet e tjera të rajonit. Në kuadër të kësaj nuk janë refuzuese për Prishtinën takimet për t’i diskutuar çështjet teknike, që kërkojnë zgjidhje njëherë e përgjithmonë në bazë të standardeve perëndimore”, ka thënë Thaçi, duke përjashtuar çdo mundësi për bisedime që kanë të bëjnë me statusin e Kosovës.

Edhe përfaqësuesit e opozitës dhe analistët konsiderojnë se pavarësisht përpjekjeve të Serbisë që nëpërmjet OKB-së të rifillojnë bisedimet për statusin e Kosovës, kjo vështirë se do të mund të ndodhë.

Ibrahim Gashi, deputet i AKR-së, pret që mendimi këshillëdhënës i GJND-së nuk do të krijojë pretekst për Serbinë që të vazhdojë më tutje kontestimin e pavarësisë së Kosovës, në OKB. Sipas tij, ky mendim nuk do të jetë në favor të Serbisë, duke ia vështirësuar punën palës serbe do ta vazhdojë këtë çështje në KS të OKB-së apo edhe në Asamblenë Parlamentare të saj. Mirëpo, edhe nëse ndodh kjo e fundit, sipas Gashit, Serbia do ta ketë të vështirë të marrë mbështetjen e shteteve kryesore, në mënyrë që të nxis negociata të reja për statusin e Kosovës. “Sidoqoftë, kjo situatë imponon angazhim më të madh të diplomacisë kosovare dhe që nëpërmjet një strategjie t’i paraprihet të gjithë skenarëve dhe të mos lejohet terren për vazhdimin e pengesave nga pala serbe”, tha Gashi, duke shtuar se Beogradi do të vazhdojë përpjekjet që ta mbajë Kosovën problem global e jo rajonal, i cili do të zgjidhej përmes organizmave evropiane dhe me bisedime teknike.

Ndërsa, analisti Afrim Hoti, nuk sheh ndonjë mundësi reale që Serbia të arrijë të imponojë rinisjen e negociatave përmes OKB-së, pas opinionit të GJND-së, përkundër përpjekjeve që do të bëjë. Ai beson që i gjithë procesi që po e ndjek Serbia çon kah ajo që pas dhënies së opinionit këshillëdhënës, kjo çështje të ngrihet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, edhe pse, siç shprehet Hoti, vështirë se Serbia do të arrijë ta fusë në procedurë për shkak të vonesave në këtë drejtim. Megjithatë, sipas tij, Beogradi do të propagandojë me të madhe që pas opinionit të GJND-së të hapen negociata të reja. “Nuk ka gjasa reale dhe jam i bindur se nuk do të ketë negociata pasi që çështja e statusit tashmë është zgjidhur dhe është iluzore të mendohet se pala kosovare do të pranojë të ulet në tryezën e bisedimeve”, tha Hoti.

Sipas paralajmërimeve, ofensiva diplomatike serbe pritet të dinamizohet pas opinionit të GJND-së dhe se fushëbeteja kryesore e saj do të zhvillohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ndërsa, pala kosovare në koordinim me shtetet perëndimore do të përpiqet të shmang çdo lloj bisedimesh që do të preknin statusin e Kosovës apo tërësinë territoriale të saj.

Publikuar: 15.07.2010 | 12:23
Lexuar: 275 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime