E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pasi janë marrë në konsideratë të gjitha pretendimet e kombëtares shqiptare dhe asaj maqedonase zyrtarët e UEFA-s kanë vendosur që minutat e ndeshjes të riluhen në mesditën e së martës në orën 14:00.
Shqipëri-Maqedoni; 15 minutat e fundit luhen të martën ora 14:00








Moti i keq ndërpreu në minutën e 75 ndeshjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në Loro Boriçi të Shkodrës, e vlefshme për kualifikueset e botërorit rus.

Pasi janë marrë në konsideratë të gjitha pretendimet e kombëtares shqiptare dhe asaj maqedonase zyrtarët e UEFA-s kanë vendosur që minutat e ndeshjes të riluhen në mesditën e së martës në orën 14:00.

Një lajm i keq për kombëtaren kuqezi është dëmtimi i Berat Gjimshitit, i cili për shkak të dëmtimit mund të mos jetë në fushë. Shqipëria i ka kryer të tre zëvendësimet dhe mos aktivizimi i Gjimshitit do t’i linte kuqezinjtë me 10 lojtarë.

Shiu i dendur dhe era e fortë bënë të pamundur vazhdimin e ndeshjes dhe gjyqtari i takimit vendosi ndërprerjen e saj.

Ndeshja u ndërpre me rezultatin 1-1. Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën 9 të pjesës së parë me anë të Sadikut, që lëvizi mirë në hyrje të zonës pasi mori një top të gjatë nga Hysaj.

Kuqezinjtë dominuan pjesën e parë të takimit, megjithëse ishin të paqartë në fazën sulmuese. Në të dytën Maqedonia nisi të shihte me shpesh nga porta jonë, por golin do ta gjente nga një gabim i yni.

Veseli kthen topin keq pas për mbrojtjen dhe nga kjo përfiton Aliovski që i shmanget Gjimshitit dhe dërgon topin pas shpinës së Berishës, në të njëjtin kend ku në pjesën e parë e dërgoi Sadiku.

/ Top Channel

Publikuar: 06.09.2016 | 12:50
Lexuar: 424 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime