E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka qenë tre numri i spanjollëve të cilët kanë shënuar nga dy gola ndaj Lihteshtejnit, Diego Costa në minutën e 10’ dhe 66’; David Silva në minutën e 59’ dhe 90’; Alvaro Morata në minutën e 82’ dhe 83’.
Spanja 8 gola Lihteshtejnit, Italia 3 ndaj Izraelit









Ndërsa ndeshja Shqipëri-Maqedoni është shtyrë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, dy ndeshjet e tjera të grupit G janë zhvilluar normalisht.

Italia dhe Spanja kanë marrë kreun e grupit G me nga 3 pikë secila skuadër, por iberikët renditen të parët pasi shënuan plot 8 herë ndaj Lihteshtejnit, 7 prej të cilëve në pjesën e dytë.

Ka qenë tre numri i spanjollëve të cilët kanë shënuar nga dy gola ndaj Lihteshtejnit, Diego Costa në minutën e 10’ dhe 66’; David Silva në minutën e 59’ dhe 90’; Alvaro Morata në minutën e 82’ dhe 83’.

Ndërsa dy golat e tjerë u shënua nga Sergi Roberto në minutën e 55’ dhe Vitolo në 4-0.

Ndërsa Italia edhe pse e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë ka fituar në transfertë me rezultatin 1-3 ndaj Izraelit.

Goli i parë për Italianët u shënua nga Graziano Pelle në minutën e 14’, ndërsa në të 31’ Antonio Candreva dyfishoi rezultatin. 4 minuta më vonë, Tal Ben Chaim ka ngushtuar rezultatin në 1-2. Goli i katërt i ndeshjes dhe i treti për Italinë u shënua nga Ciro Immobile në minutën e 88’.

Izraeli nuk arriti dot të përfitonte nga dalja me të kuqe e Chielinit prej minutës së 55', duke i lënë “të kaltrit” me 10 lojtarë.

/ Top Channel

Publikuar: 06.09.2016 | 12:52
Lexuar: 439 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime