E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas mediave turke, në paraburgim gjenden shoferi i autobusit dhe shoferi i kamionit.
Një aksident të rëndë në Turqi, një turist nga Maqedonia humbi jetën, ndërsa 38 janë lënduar në  (foto+video)


Një turist i Maqedonisë humbi jetën, ndërsa 38 janë lënduar mbrëmë vonë në një aksident të rëndë trafiku në afërsi të qytetit turk, Edirne.

Personi që humbi jetën është një burrë 45 vjeçar. Pesë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, përderisa 33 turistë të tjerë janë më pak të lënduar. Ata janë dërguar në spitalet në Keshan dhe Malkara.

Fatkeqësia ka ndodhur kur autobusi me turistë të Maqedonisë, i cili është kthyer nga Stambolli, është përplasur në pjesën e pasme të kamionit, i cili ka qenë duke qarkulluar para tij. Pas ndeshjes autobusi me targa të Shkupit është ngujuar në kamionin me targa turke, me ç'rast është tërhequr edhe njëqind metra.

Sipas mediave turke, në paraburgim gjenden shoferi i autobusit dhe shoferi i kamionit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, njoftoi se së bashku me Konsullatën e përgjithshme të Maqedonisë në Stamboll dhe Ambasadës në Ankara janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente në Turqi. Të gjitha informacionet lidhur me gjendjen e udhëtarëve të lënduar mund të merren në telefonat vijues kujdestarë:

Konsullata e përgjithshme e Republikës së Maqedonisë në Stamboll

Telefoni celular :+ 90 535 108 5622,

Telefoni: + 90 212 249 99 77; +90 212 251 22 33

E-posta: istanbul@mfa.gov.mk

Adresa : Inönü Cad., Üçler Apt. No: 12 D 4, Gümüşsuyu, Taksim, İstanbul

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara

Telefonat celular: + 90 538 313 0343; + 90 538 546 6691

E-posta: ankara@mfa.gov.mk

Adresa: Karaca sokak 24/5-6 Gaziosmanpasha Ankara

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë

Telefonat celular : + 389 75 237 021

Tel: + 389 2 3115 266, lokali 168 Faks: + 389 2 3115 790

E-posta: PR@mfa.gov.mk, infocentar24/7@mfa.gov.mk.

Një aksident të rëndë në Turqi, një turist nga Maqedonia humbi jetën, ndërsa 38 janë lënduar në  (foto+video)
Një aksident të rëndë në Turqi, një turist nga Maqedonia humbi jetën, ndërsa 38 janë lënduar në  (foto+video)

Publikuar: 06.09.2016 | 13:04
Lexuar: 651 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime