E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për atë qëllim, ashtu siç kumtojnë nga Inspektorati i Bujqësisë, janë formuar ekipe të veçanta me mbi 30 inspektorë të cilët gjatë tërë kohës e kontrollojnë punën e çdo blerësi të regjistruar.
Mbi 30 inspektorë në kontrolle të përforcuara gjatë blerjes së rrushit





Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë në periudhën në vijim do të kryejë kontrolle të rregullta të përforcuara te të gjithë blerësit e regjistruar të rrushit, paralajmëroi drejtori i Inspektoratit Cvetan Tripunovski pas bisedave të sotme me blerësit dhe vreshtarët në Negotinë.

Për atë qëllim, ashtu siç kumtojnë nga Inspektorati i Bujqësisë, janë formuar ekipe të veçanta me mbi 30 inspektorë të cilët gjatë tërë kohës e kontrollojnë punën e çdo blerësi të regjistruar.

Inspektorati paralajmëron se bodrumet e verës, përkatësisht blerësit e regjistruar të rushit, gjatë blerjes veçanërisht është e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje çmimit të rrushit të shprehur në njësi sheqeri. Që të mund të kontrollohet nëse çmimi është në pajtim me njësitë e sheqerit inspektorati furnizoi edhe matës për kontroll të njësive të sheqerit. Është mbajtur edhe trajnim i shkurtër i inspektorëve për përdorimin e tyre.

Për zhvillim të suksesshëm të blerjes së rrushit, çdo parregullsi mund të paraqitet edhe në linjën e telefonit falas 0800 11 000.

Kontrolle të përforcuara Inspektorati shtetëror për bujqësi paralajmëron edhe gjatë blerjes së produkteve tjera.

Publikuar: 06.09.2016 | 15:36
Lexuar: 612 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime