E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Paqja e Ballkanit është me rëndësi kyçe për të gjithë ne", theksoi Gjyl pas bisedimeve me kolegun e tij slloven Danillo Tirk, në suaza të vizitës dyditëshe të shefit të shtetit turk.
Gjyl: Stabiliteti i BE-sė varet nga stabiliteti i Ballkanit






Presidenti turk Abdulla Gjul theksoi mbrëmë në Bërdo të Kranjës se stabiliteti i Bashkimit Evropian varet nga stabiliteti i Ballkanit i cili paraqet sferë interesi edhe për Turqinë edhe për Slloveninë.

"Paqja e Ballkanit është me rëndësi kyçe për të gjithë ne", theksoi Gjyl pas bisedimeve me kolegun e tij slloven Danillo Tirk, në suaza të vizitës dyditëshe të shefit të shtetit turk.

Gjyl gjithashtu theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet ekonomike.

Tirk e përshëndeti rolin e Turqisë kur është në pyetje situata e Bosnjë e Hercegovinës (BeH), veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare në tetor, të cilat duhet, siç theksoi, të kalojnë në atmosferë të qetë.

"Pas asaj BE-ja do të duhet sërish ta shqyrtojë rolin e vet në BeH, si dhe atë se bashkësia ndërkombëtare do të duhet të mendojë për prezencën e Zyrës së përfaqësuesit të lartë", tha Tirk.

Presidenti slloven i shprehu përkrahje Turqisë në rrugën drejt BE-së, duke theksuar se kundërshtimi për antarësimin e saj është i dëmshëm për interesat e Unionit. "Aderimi i Turqisë në BE do të ishte përparësi e madhe, diçka që do t'i garantonte Unionit rol global", tha Tirk.

Publikuar: 15.07.2010 | 14:31
Lexuar: 212 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime