E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Më e rëndësishme se do gjë tjetër është se kampionatin e filluam me fitore, arkëtuam tre pikë që janë shumë domethënëse për ne për ndeshjet e radhës. Të gjitha shoqet e mija të klubit dhanë angazhimin e vetë maksimal dhe suksesi erdhi në momentin duhur” deklaroi kapiteni Lumturie Asani
AS UNITED KAMPIONATIN E RI E FILLOI ME FITORE TË SIGURTË

Në kampionatin repyublikan të futbollit të fenarve , sot u zhvilluan ndeshjet e javës së dytë. Në stadiumin e Vllaznimit në Strugë, skuadra vendase zhvilloi ndeshjene parë të kampionatit pasi në xhiron e parë ishin të lira. AS United me një lojë shumë të mirë shënoi fitore të sigurtë 2-0 kundër ekipit Reica të Kumanovës. Autore të golave ishin kapitenja Lumturie Asani e cila ka shënuar një euro gol, ndërsa golin e dytë e shënoi Arlinda Adili.
AS United


"Më e rëndësishme se do gjë tjetër është se kampionatin e filluam me fitore, arkëtuam tre pikë që janë shumë domethënëse për ne për ndeshjet e radhës. Të gjitha shoqet e mija të klubit dhan angazhimin e vetë maksimal dhe suksesi erdhi në momentin duhur” deklaroi kapiteni Lumturie Asani .

Trajneri Astrit Merko vazhdon te mbetet optimist se ekipi që ai e drejton në ndeshjet tjera do të dëshmon formën edhe më të mirë.

Ndeshjen AS United – Reica e drejtoi referja strugane Besa Lleshi.
Ndeshjen e radhes ekipi do ta zhvilloj në Strugë kundër Dragonit me 25 shtator. Pas pauzës dy javore për shkak të obligimeve të reprezentacionit. /sh.s./

Publikuar: 08.09.2016 | 21:47
Lexuar: 990 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime