E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dy ndeshjet derbi të kësaj jave që u zhvilluan në Novaci dhe Strumicë kanë përfunduar me fitore të thella për skuadrat vendase. Novaci në tërsi demoloi Vëllazërimin duke fituar 5-0, ndërsa ekipi Akademija Pandev ka gjunjëzuar Teteksin duke e mundur me rezultat 5-1.
Fitore të  ekipeve  favorite
FUTBOLL, LIGA E DYTË JAVA E IV-të



U zhvilluan ndeshjet e javës së katërt të sezonit vjeshtor në Ligën e Dytë të futbollit. Nga pesë ndeshjet e zhvilluara skuadrat vendase shënuan tre fitore, një ndeshje përfundoi me barazim , ndërsa në një ndeshje fitues doli skuadra mysafire. U shënuan gjithësejtë 19 gola.

Dy ndeshjet derbi të kësaj jave që u zhvilluan në Novaci dhe Strumicë kanë përfunduar me fitore të thella për skuadrat vendase. Novaci në tërsi demoloi Vëllazërimin duke fituar 5-0, ndërsa ekipi Akademija Pandev ka gjunjëzuar Teteksin duke e mundur me rezultat 5-1.
Fitore në cilësinë e vendasit ka shënuar edhe Ljubanci kundër Euromilkut. Skopje d he Horizomnt Turnova i ndanë pikët duke luajtur 1-1. Fitore në cilësinë e mysafit shënoi Metalurgu në përballjen me vardarin në Negotinë.

Rezultatet: Ljubanci – Euromilku 2-1, Novaci – Vëllazërimi 5-0, Vardari Negotinë – Metalurgu 1-2, Akademija Pandev – Teteksi 5-1, Skopje – Horizont Turnova 1-1. Tabelën e kryesojnë Akademija Pandev dhe Skopje me nga 10 pikë. /sh.s/


Publikuar: 11.09.2016 | 13:39
Lexuar: 544 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime