E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Djajtë e kuq” të cilët humbën këtë fundjavë derbin ndaj Cityt, postuan saktësisht 515.3 milionë paund fitime në vitin financiar, si askush tjetër në ishull.
Fitimet shumë të larta të Manchester United








Lumë parash në merkato por një det i tërë në financat e klubit që synon titullin kampion në Premier Ligën angleze.

Manchester United është bërë ekipi i parë britanik që zyrtarizon përmes shifrave të ardhura mbi gjysmë miliardë paundësh në një vit fiskal.

“Djajtë e kuq” të cilët humbën këtë fundjavë derbin ndaj Cityt, postuan saktësisht 515.3 milionë paund fitime në vitin financiar, si askush tjetër në ishull.

Mes biletave të shumëkërkuara për sfidat që u zhvilluan në “Old Trafford”, kontratave sposnsorizuese por mbi të gjitha të drejtave televizive që kanë garantuar shuma të majme si askund tjetër, ekipi në pronësi të familjes Glazer vendos rekord.

Gjysmë miliardi paund ose mbi 600 milionë euro janë një shifër monstruoze që e bën Manchester United, shoqërinë e dytë në botë për fitime, pas Barcelonës.

Hendeku me ekipe të tjera është vërtet i madh pasi “djajtë e kuq” vetëm përmes sponsorizimeve, kanë marrë më shumë para se, Dortmund, Inter, Milan, Atletiko apo Roma.

Pavarësisht një sezoni me oshilacione ku mungoi kualifikimi në Champions, shoqëria e kuotuar lart në dekadat e fundit ka premtuar të tjera finishe.

Zëvendëspresident Ed Woodward tha se vitin pasardhës do të synojnë 540 milionë paund fitime, çka nënkupton edhe goditje të tjera të nivelit të Pogba në merkaton e futbollistëve.

Publikuar: 13.09.2016 | 12:25
Lexuar: 415 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime