E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më shumë pacientë ka pasur në Spitalin e Qytetit "Naum Ohridski" ku ndihmë mjekësore u është dhënë 70-të personave.
Mbi njëqind qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore
Mbi njëqind qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas serisë së tërmeteve që gjatë ditës së djeshme janë ndjerë në rajonin e Shkupit.

Më shumë pacientë ka pasur në Spitalin e Qytetit "Naum Ohridski" ku ndihmë mjekësore u është dhënë 70-të personave. Deri në ora 17 janë kontrolluar 52 persona, të cilët janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa numri gjatë natës deri në 21 është rritur në gjithsej 70 persona.

Nga atje informojnë se tre janë hospitalizuar dhe operuar. Nuk ka pasur pacientë në rrezik për jetën dhe kryesisht kanë qenë me lëndime nëpër ekstremitete, por ka pasur edhe të atillë, të cilët janë kontrolluar për shkak të shqetësimit të madh pas tërmetit.

Në Qendrën urgjente në Shkup ndihmë mjekësore u është dhënë 15 personave, të cilët janë trajtuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa mëngjesin e sotëm ndihmë kanë kërkuar dy persona.

Përveç një personi që është hospitalizuar dje në Klinikën për traumatologji, të tjerët pas ndihmës së dhënë mjekësore janë lëshuar në shtëpi.

Nga spitali i përgjithshëm i Qytetit "8 Shtatori" kumtuan se tek ata janë kontrolluar 25 qytetarë, tre nga të cilët me fraktura. Një person prej tyre është mbajtur në mjekim të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë lëshuar në shtëpi.

Krahas në spitale, një pjesë e qytetarëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore edhe tek mjekët amë.

Publikuar: 13.09.2016 | 12:32
Lexuar: 402 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime