E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vendimin për këtë donacion “The Toffes” e bënë me dije përpara ndeshjes së javës së tretë pikërisht në stadiumin e Sunderland.
Everton, 200 mijë pound për fëmijën e sëmurë
200 mijë Pound për të ndihmuar një fëmijë të semurë me kancer. Kjo është shuma që ka dhënë klubi i Everton për fëmijën tifoz të Sunderland, Lowery Bradley, i cili do të kurohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendimin për këtë donacion “The Toffes” e bënë me dije përpara ndeshjes së javës së tretë pikërisht në stadiumin e Sunderland.

5-vjeçari zbriti në fushë përpara nisjes së ndeshjes, ndërsa në minutën e 5 të takimit, tifozët e “Stadium of LIght” i rezervuan një duatrokitje të gjatë. Mbështetësit vendas shpalosën gjithashtu edhe një baner me mbishkrimin “Bradley, ne jemi me ty”.

Ky baner bëri xhiron e gjithë stadiumit. Një gjest i pabesueshëm humanizmi nga ana e tifozëve vendas dhe e klubit të Evertonit që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.

Portieri i Sunderland, Vito Mannone u shpreh se ndeshja shkoi përtej rezultatit. Ai falënderoi Evertonin për donacionin dhe e cilësoi 5-vjeçarin një luftëtar.

Heroi i djaloshit të sëmurë është sulmuesi Jermain Defoe me të cilin pati mundësi të komunikonte dhe në një intervistë dhënë për mediat vendase ai falënderoi lojtarin anglez dhe klubin e zemrës për mbështetjen e madhe që po i japin në këto ditë të vështira.

Në krahun tjetër, edhe klubi i Everton ka ndërmarrë një inisiativë për të mbështetur fushatën e dhurimeve duke theksuar se çdo tifoz i Evertonit i uron vogëlushit shërim sa më të shpejtë. Bradley vuan nga sëmundja e rëndë e neuroblastomas dhe trajtimi i tij përtej Atlantikut kushton 700 mijë Pound.

Publikuar: 13.09.2016 | 12:33
Lexuar: 406 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime