E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe pse ai bëri shaka, ofertat vërshuan lumë dhe çmimi arriti në nivele të larta.
“E shes gruan! E përdorur, por ka ende për të dhënë”





Një burrë me sens humori të veçantë nxori në shitje në eBay gruan e tij. Edhe pse ai bëri shaka, ofertat vërshuan lumë dhe çmimi arriti në nivele të larta.

Anglezi Joker Simon O’Kane Leandra postoi një foto të gruas së tij Leandra dhe arsyen e çuditshme pse kërkonte ta shiste.

“Shes një grua! Jo e re, e përdorur, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes: kam mbaruar punë me të dhe mendoj se dikush tjetër atje jashtë e meriton më shumë se mua (Zot, të lutem, bëj që të jetë dikush).

Pikat e forta:

Trup i mirë dhe ka disa aftësi në kuzhinë.

Pikat e dobëta:

Bën një zhurmë që nuk ndalohet dot pa blerë copa metalike të shtrenjta.

Si përfundim, jo një model i keq. Priten oferta ose shkëmbime me modele të reja. Pasi e keni blerë, nuk mund ta ktheni më... KURRË!”

Për dy ditë, çmimi i ofruar shkoi në 65 000 stërlina, aq sa për një makinë Jaguar.

Po reagimi i gruas?

“Doja ta vrisja kur pashë njoftimin. Kolegët qeshnin me të madhe. Më vinte inat se kishte përdorur edhe foto të keqe”.
 Anglezi Joker Simon O’Kane dhe gruaja e tij Leandra
 Anglezi Joker Simon O’Kane dhe gruaja e tij Leandra

Publikuar: 13.09.2016 | 14:22
Lexuar: 554 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime