E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas konfirmimit të policisë se është një i plagosur në përleshjen mes Babastars dhe OTR mësohet se i plagosuri është reperi, i cili është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës
Gjuhen me armë Noizy me anëtarët e Baba Stars në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në një hotel në Prishtinë, mëson Gazeta Express.

Noizy dhe miqtë e tij janë përleshur me anëtarët e Baba Stars. Janë përdorur edhe armët e zjarrit, me ç’rast një preson është plagosur, raporton Express.

Gazeta Express mëson se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pasi që miq të reperit Noyzi kanë filluar ta tallin Skivin e Baba Stars posa e kanë parë në holl të hotelit.

“Skivi duket se është ndjerë i ofenduar dhe disa minuta më pas është kthyer në hotel bashkë me anëtarë tjerë të Baba Stars”, ka treguar burimi i Gazetës Express.

Aty ka pasur edhe shkëmbime me armë zjarri.

Thuhet se një person është plagosur.

“Personi i plagosur është mik i Noizyt”.

18:02 - Noizy është i plagosuri në përleshjen e OTR me Babastars

Pas konfirmimit të policisë se është një i plagosur në përleshjen mes Babastars dhe OTR mësohet se i plagosuri është reperi, i cili është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës

Noizy thuhet të ketë marrë plagë në kokë, ndërsa anëtarët e tjetër të grupit OTR tashmë janë parë para hotelit në fjalë.

(Gazeta Express)

Publikuar: 13.09.2016 | 18:19
Lexuar: 615 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime