E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rasti i Vukoviç u bë i njohur një vit më parë, pasi u konfirmua si oficeri i parë transgjinor i ushtrisë vendase.
Ushtarja transeksuale serbe, tashmë me identitet të ri







Ka kaluar më shumë se një vit, që kur Helena Vukoviç u shkarkua nga ushtria serbe vetëm sepse ishte transeksuale, por tani ajo zotëron pasaportë, patentë dhe kartë idenditeti si grua, një hap i vogël ky por me rëndësi të madhe, për një shtet konservator sikurse është Serbia.

Rasti i Vukoviç u bë i njohur një vit më parë, pasi u konfirmua si oficeri i parë transgjinor i ushtrisë vendase. Por në janar të vitit 2015, Ministria e Mbrojtjes e detyroi atë pas shërbimit për thuajse dy dekada, që të jepte dorëheqjen me pretekstin se diagnoza e saj psikike mund të dëmtonte reputacionin e ushtrisë.

Mosha e saj tani është rreth të dyzetave, por nuk pranon ta bëjë të ditur emrin e saj të vërtetë të lindjes. Vukoviç është kthyer në një mbështetëse të madhe të të drejtave të minoriteteve seksuale në Serbi, një vend i krishterë ortodoks.

Ajo tha se do të mbetet aktive në fushatat e komunitetit që i përket, edhe pse pohoi që diskriminimi dhe vështirësitë janë të shumta. Serbia, vend i cili aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, është nën presion të madh për të treguar tolerancë më të madhe për pakicat.

Publikuar: 14.09.2016 | 10:59
Lexuar: 555 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime