E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka hyrë zyrtarisht në botën e futbollit në vitin 2005 duke punuar si drejtues i KMN Svea Lesna Litija, një nga skuadrat sllovene me suks më të madh.
Slloveni Aleksander Čeferin është zgjedhur president i UEFA-s
Aleksander Čeferin u zgjodh sot president i shtatë i UEFA-s. Në Kongresin e 12-të të Jashtëzakonshëm të Konfederatës Europiane të Futbollit që zhvilloi punimet në Grand Resort Lagonissi Hotel në Athinë, kandidati slloven, Čeferin, është zgjedhur me 42 vota nga 55 krerët e federatave bija të UEFA-s.

Aleksander Čeferin ka lindur në Lubjanë, Slloveni, me 13 tetor 1967. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Lubjanë, ka punuar në studion ligjore të familjes së tij dhe është specializuar në përfaqësimin e atletëve profesionistë dhe shoqërive sportive.

Ka hyrë zyrtarisht në botën e futbollit në vitin 2005 duke punuar si drejtues i KMN Svea Lesna Litija, një nga skuadrat sllovene me suks më të madh. Nga viti 2005, anëtar i Komitetit Ekzekutiv i skuadrës jo profesioniste FC Ljubljana Laëyers, ka punuar edhe te NK Olimpia e Lubianës nga viti 2006 deri në vitin 2011.

Čeferin është i martuar dhe ka tre fëmijë, flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht dhe është zgjedhur president i Federatës Sllovene të Futbollit (NZS) në vitin 2011. Ai ka qënë edhe zëvendëspresident i dytë dhe i tretë i Komitetit Ligjor të UEFA-s nga viti 2011.

Publikuar: 14.09.2016 | 11:19
Lexuar: 443 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime