E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Intervenimi i cili ishte i arsyetuar nga mbrojtja e civilëve (në rajonin Bengazi) u shëndërua në rrëzimin e regjimit", thuhet në konkluzionin e Komitetit parlamentar për politikë të jashtme.
Parlamenti britanik ashpër e dënoi intervenimin në Libi dhe rrëzimin e Gadafit nga pushteti

Parlamenti britanik ashpër e dënoi intervenimin ushtarak të Britanisë së Madhe dhe Francës në Libi në vitin 2011 dhe pjesëmarrjen e tyre në rrëzimin e pushtetit të liderit të Libisë Moamer Gadafi.

Në raportin më të gjerë të Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, akuzohet kryeministri i atëhershëm Dejvid Kameron i cili u përcaktua për intervenim dhe dërgoi forca britanike të aviacionit në sulmin ajror ndaj territorit libian, pa bërë më parë strategji koherente.

Kameroni ka vërejtje se në Libi nuk e ka përdorur leksionin nga intervenimi në Irak, në vitin 2003, kështu që Londra dhe Parisi udhëheqës të koalicionit ndërkombëtar kundër forcave të armatës së Libisë, në bazë të kërcënimit se Gadafi do t'i shkatërrojë kryengritësit në Bengazi.

"Intervenimi i cili ishte i arsyetuar nga mbrojtja e civilëve (në rajonin Bengazi) u shëndërua në rrëzimin e regjimit", thuhet në konkluzionin e Komitetit parlamentar për politikë të jashtme.

Ky Komitet konkludoi se Qeveria në Londër në vend që të bëjë analizë të plotë para se të intervenojë, ka pasur vetëm supozime, pa fakte, për atë që në pranverën e vitit 2011 ndodhte në Libi.

Kameron mbrohet se për intervenim ka pasur vendim ndërkombëtar, ndërsa Forin Ofis insiston se intervenimi ka qenë i inicuar nga Liga Arabe, ndërsa e mbështetur nga Këshilli i Sigurimit.

Me ndihmën e forcave ndërkombëtare, të cilave iu bashkuan edhe një pjesë nga vendet e NATO-s, u rrëzua Gadafi para se armata libiane t'i afrohet kryengritësve në rajonin Bengazi, dhe pastaj edhe brutalisht u likuidua.

Në vend të vendosjes së "pushtetit demokratik" në Tripoli, vendi mbeti i ndarë tashmë pesë vjet pa pushtet qendror dhe siguri për kufijtë e vet, pa kontroll të territorit shtetëror, duke u shëndëruar në terren për grupe të ndryshme islamiste dhe terroriste, si Al Kaeda dhe Shteti Islamik.

E lënë pa kontroll dhe vetëm në duar të milicëve të ndryshëm islamik, Libia është lokacion ku mijëra refugjatë dhe emigrantë ekonomik përmes Detit Mesdhe shkojnë në Evropë.

Komisioni Parlamentar britanik, ka vërejtje për Kameronin se nuk ka bërë asgjë që ta pengojë kaosin, që mbizotëron në Libi.

Publikuar: 14.09.2016 | 16:40
Lexuar: 532 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime