E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë mënyrë, për dy vitet e mbetura, paga e argjentinasit përmirësohet ndjeshëm dhe sipas mediave, ai do të jetë trajneri më i paguar në La Liga.
Atl. Madrid-Simeone, kontrata reduktohet me 2 vjet

Në një kohë që trendi në botën e futbollit është zgjatja e kontratave për të binduar lojtarët e trajnerët të kërkuar nga klubet e mëdha, te Atletico Madrid pedalojnë në drejtim të kundërt. Bëhet fjalë për trajnerin Diego Simeone, kontrata e të cilit skadonte në vitin 2020 por pas bisedimeve të zhvilluara me drejtuesit, është rënë dakort që marrëveshja të shkurtohet me dy vite deri në 2018-ën. Në këtë mënyrë, për dy vitet e mbetura, paga e argjentinasit përmirësohet ndjeshëm dhe sipas mediave, ai do të jetë trajneri më i paguar në La Liga.

Palët u ulën në të njëjtën tryezë pasi Simeone shprehu dëshirën që të largohet nga Atletico dhe presidenti Miguel Angel Gil gjeti një formulë që mesa duket i kënaq të dyja palët. Simeone dëshironte largimin që në fillim të këtij sezoni, por një gjë e tillë nuk ishte e mundur pasi presidenca e ka ndërtuar skuadrën në bazë të kërkesave të argjentinasit dhe projekti do të vazhdojë për të paktën edhe dy nsezone. Në këtë mënyrë, Simeone do të largohet në vitin 2018 pa u detyruar të paguajë asnjë qindarkë pasi do të jetë një trajner i lirë. Gjatë kësaj vere ishte Paris Saint Germain klubi që këmbënguli për ta transferuar në “Parc de Princes”, por klubi francez nuk pranoi të paguante klauzolën e kërkuar nga pronari Gil dhe në këtë mënyrë, aventura e “El Cholos” në Madrid do të vazhdojë edhe për dy sezone.

Publikuar: 15.09.2016 | 13:46
Lexuar: 474 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime