E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në mesin e ekipeve që do të garojnë në Ligën e Parë të volejbollit të femrave është edhe KV Univesiteti i Tetovës që është vazhdimësi e ekipit Tetova Volej.
KV UNIVERSITETI I TETOVËS PJESË E EKIPEVE NË LIGËN E PARË
VOLEJBOLL



Kampionati i ri i volejbollit do të fillojë më javën e parë të tetorit. Nga Federata e volejbollit të Maqedonisë tanimë kanë bërë zyrtare ekipet që do të garojnë në kategorinë e meshkujve dhe të femrave.

Në kategorinë e meshkujve do të garojnë klubete volejbollit Shutova, Liria, Strumica, Vardari, Probishtipi, Boreci, Leshka dhe Studenti, ndërkaq në kategorinë e femarve janë klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës, Bamikori, TE Voley, Janta Volej, Makedonija Maks, Nakovski Volej, Univestiteti Goce Dellçev dhe Rabotniçki .

Në mesin e ekipeve që do të garojnë në Ligën e Parë të volejbollit të femrave është edhe KV Univesiteti i Tetovës që është vazhdimësi e ekipit Tetova Volej.

Sipas njohurive të para skuadra studentore do të drejtohet nga trajneri Laureta Abazi ish volejbolliste e njohur, ndërsa ekipi do të përbehet nga ish volejbolliste e Shkëndijës si Eriona Jonuzi, Elinda Jonuzi, Besa Xhemaili, Yllzana Berzati, Adelina Hoxha, Qëndrea Baftjari, Alena Osmani, Mirela Memeti, Kaltrina Amiti, Mine Ibraim, Arnisa Deari dhe Anida Osmani si dhe volejbollistet Amra Ajruli, Florida Xhemaili, Niagara Xhemaili.

Pretendimet e ekipit të Universitetit të Tetovës fillimisht janë që të konsulidon radhët dhe të krijon një ekip cilësore për të qenë konkurrente e denjë në kampionat me ekipet tjera /sh.s./

Publikuar: 17.09.2016 | 15:34
Lexuar: 569 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime