E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Besar Iseni kaloi në avantazh ekipin nga Çairi në pjesën e parë të sfidës, ndërsa Pelisteri, skuadra nga Manastiri barazoi sapo nisi fraksioni fraksioni i dytë i lojës me brazilianin Lucas.
Fitojnë Shkëndija e Shkupi, barazon Renova
Shkëndija kthehet te fitoret në javën e 6-të të Ligës së Parë maqedonase.

Skuadra tetovare fitoi 3-0 përballë Makedonija-s, duke mbyllur sfidën prej pjesës së parë.

Kapiteni Hasani realizoi dy herë për kuqezinjtë, ndërsa Xhangarovski realizoi autogol, në një sfidë ku Shkëndija nuk e diskutoi për asnjë moment suksesin.

Me këtë fitore, ekipi nga Tetova ngjitet në vendin e 4-rt në renditje me 10 pikë, 6 më pak se Vardari kryesues, por ka edhe një ndeshje për të rikuperuar.

Bëhet fjalë për derbin shqiptar ndaj, FC Shkupi, që të shtunën fitoi 2-1 përballë Pelisterit.

Besar Iseni kaloi në avantazh ekipin nga Çairi në pjesën e parë të sfidës, ndërsa Pelisteri, skuadra nga Manastiri barazoi sapo nisi fraksioni fraksioni i dytë i lojës me brazilianin Lucas.

Lazarevski në shtesë i dhuroi FC Shkupit fitoren e parë sezonale, që e largon përkohësisht skuadrën nga zona e rënies nga kategoria.

Vetëm një pikë për skuadrën tjetër të Tetovës, Renovën, që barazoi pa gola në fushën e Sileks dhe me 9 pikë pozicionohet në vendin e pestë në renditje.

Publikuar: 19.09.2016 | 13:01
Lexuar: 549 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime