E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prej emërimit në Bernabeu, 44-vjeçari ka qenë gjithmonë në shënjestër të mediave dhe kritikëve. Nga mungesa e eksperiencës, te akuzat se nuk ka një plan taktik.
Reali me Zidan, 16 fitore radhazi në La Liga








Zinedine Zidane godet sërish. Pavarësisht se merr rregullisht kritika, trajneri i Realit të Madridit vazhdon të përgjigjet me rezultatet në fushë, duke udhëhequr “Los Blancos” në rekordin historik të 16 fitoreve radhazi në La Liga.

Prej emërimit në Bernabeu, 44-vjeçari ka qenë gjithmonë në shënjestër të mediave dhe kritikëve. Nga mungesa e eksperiencës, te akuzat se nuk ka një plan taktik.

Madje, të tjerë pretendonin se francezi nuk arriti ti japë një identitet të vetin madrilenëve, duke i mbështetur rezultatet vetëm te fati. Ajo që kritikët harronin është se identiteti i Zidane ecën paralel me atë të Realit: fitimi i ndeshjeve dhe i trofeve. Për më tepër që nuk ka asgjë të keqe të jesh me fat, edhe sepse fati lidhet me një sërë faktorësh, mes të cilëve është puna voluminoze në përgatitjen e ekipit.

Duket e pamundur që vetëm me fat, një trajner të regjistrojë 16 fitore radhazi në kampionat, ku katër sukseset e këtij edicioni i shtohen 12 fitoreve në fundin e sezonit të kaluar. Kjo është ecuria më e mirë në histori për Realin e Madridit, që kaloi primatin me 15 triumfe të vendosur nga ekipi i Miguel Munoz në vitin 1961. Zinedine Zidane ka arritur të bëjë atë që shumë emra të mëdhenj të trajningut nuk e realizuan dot me skuadrën “galaktike”, duke barazuar edhe rekordin e La Liga-s, të vendosur nga Barcelona e Pep Guardiolës në vitin 2011.

Një rezultat i jashtëzakonshëm, kur mendon se në skuadër mungonin dy yjet Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. Edhe pse ndaj Espanyol nuk dhuroi paraqitjen më të mirë, ajo që befasoi ishte efiçenca e Realit përpara portës. Kjo nuk është thjesht çështje fati.

Publikuar: 19.09.2016 | 13:12
Lexuar: 436 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime