E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Zonja e Vjetër” në derbin përballë Interit ishte një skuadër që i mungoi agresiviteti dhe vendosmëria për të fituar. Është ende herët për ta cilësuar si një krizë humbjen ndaj zikaltërve.
Juve me më pak “uri”, Allegri bënë shumë gabime

Juventusi ka humbur agresivitetin në fushën e blertë. Bardhezinjtë ishin protagonist absolut gjatë merkatos verore duke afruar në gjirin e tyre futbollistë shumë cilësorë, me qëllimin për ta vazhduar rrugën e suksesit në kampionatin Italian por, edhe në kupat e europës.

“Zonja e Vjetër” në derbin përballë Interit ishte një skuadër që i mungoi agresiviteti dhe vendosmëria për të fituar. Është ende herët për ta cilësuar si një krizë humbjen ndaj zikaltërve.

Gjithashtu duhet theksuar fakti se një disfatë e tillë ku Juventus kalon në avantazh dhe më pas humbet takimin nuk ndodhte që nga Prilli i vitit 2015, në një tjetër derbi atë kundër Torinos.

Sidoqoftë humbja shërben si një paralajmërin për bardhezinjtë, gabime të tilla nuk tolerohen.

Kapiteni i Juventusit Gianluigi Buffon, ka ngritur zërin ndaj shokëve të tij të skuadrës, duke i vënë në dukje që një skuadër si bardhezinjtë nuk mund të humbasin , aq më tepër një derbi.

Gardiani i ka karkuar futbollistëve që një episod i tillë të mos përsëritet më. Trajner Allegri njihet si një teknik që shpesh ka një start të dobët në kampionat, një gjë e tillë u pa dhe në sezonin e kaluar.

Ky vit sigurisht që ka nisur ndryshe me rezultate pozitive, por vëmendja duhet rritur. Skemat e teknikut Allegri, po bëjnë që ardhjet e reja nuk po përshtaten dot.

Mbrojtja nuk është hera parë që nuk bën paraqitjen më të mirë të mundshme, një gjë e tillë u pa dhe takimin kundër Sasuolos, pavarësisht se Juventusi fitoi.

Një tjetër hap fals i Allegrit mund të konsiderohet dhe lënia në stol e mister 90 milionshi, Gonzalo Higuain apo dhe e kroatit Marco Pjaca. Në takim e mesjavës kundër Cagliarit, kampionët e Italisë duhet të tregojnë se humbja në derbi ë

Publikuar: 19.09.2016 | 14:16
Lexuar: 416 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime