E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me ribalancin propozohet sigurimi i 35 milionë eurove shtesë për dëmshpërblimin e familjeve që pësuan në vërshimet në gusht të këtij viti.
Filloi debati kuvendor për ribalancin e Buxhetit për familjet që pësuan nga vërshimet










Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 117-të filloi debat për ribalancin e ri të buxhetit për vitin 2016.

Me ribalancin propozohet sigurimi i 35 milionë eurove shtesë për dëmshpërblimin e familjeve që pësuan në vërshimet në gusht të këtij viti. Të ardhurat në buxhet janë të pandryshuara dhe mbesin në nivelin e projektuar prej 174.291 milionë denarësh. Shpenzimet rriten prej 195.472 milionë denarësh në 197.410 milionë denarë, ndërsa rritet edhe deficti buxhetor prej 3,6 në 4 për qind dhe do të jetë 23.119 milionë denarë, në vend se 21.181 milionë denarë.

"Më 6 gusht të këtij viti rajoni i Shkupit dhe i Tetovës u goditën nga një katastrofë që rezultoi me viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale për qytetarët e rajoneve të përfshira. Duke e pasur parasysh madhësinë e fatkeqësisë natyrore dhe fuqinë e saj shkatërruese lidhur me numrin e shkallës së dëmeve Qeveria solli vendim për t'i ndihmuar tërësisht ata që pësuan nga ky mot. Për këtë qëllim Qeveria solli një sërë masash, në mesin e së cilave edhe sigurimin e dëmshpërblimit prej 100 për qind të qytetarëve të rajoneve të krizës", tha ministri i Financave, Kirill Minoski në elaborimin e Propozimit për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2016.

Duke sqaruar se cilat janë ndryshimet e propozuara ministri dikasterial theksoi se në pajtim me nenin 11 të Ligjit për buxhetet, në Buxhetin e RM-së dhe buxhetet e komunave planifikohen mjete si rezervë për mënjanimin e pasojave nga fatkeqësitë elementare, epidemitë dhe katastrofat ekologjike.

"Me ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të RM-së për vitin 2016, sigurohen mjete shtesë në vlerë prej 2,240 milionë denarë për rezerva të vazhdueshme për tejkalimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore. Me këto ndryshime, gjegjësisht me sigurimin e mejteve shtesë bëhet rishikimi i deficitit buxhetor në nivel prej 4 për qind të BPV-së. Mjetet shtesë të cilat dedikohen për sanimin e dëmeve pjesërisht sigurohen me kursime prej pozitave të caktuara te shfrytëzuesit buxhetor", sqaroi ministri Minoski.

I përkujtoi deputetët për vërshimet katastrofike, të cilat, siç tha, la mijëra qytetarë pa asgjë. Ditëve të ardhshme në Kuvend, theksoi, nuk u diskutua vetëm për ribalancin e Buxhetit, por flitet edhe për fatin e mijëra qytetarëve të cilëve u nevojitet ndihmë. "Dëshiroj t'u bëj thirrje deputetëve t'i marrin parasysh këto fakte dhe ta mbështesin ribalancin e Buxhetit", potencoi ministri i Financave.

Debati i përgjithshëm për ribalancin, i cili është përcaktuar si pikë e parë e seancës së 117, do të vazhdojë pas pushimit të rregullt të deputetëve.

Sipas rregullores kuvendore, debati për Propozimin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të RM-së për vitin 2016 zgjat të paktën pesë ditë. Për debat janë paraqitur katër deputetë.

Ky është ribalanci i dytë i Buxhetit për sivjet. I pari u bë në korrik të këtij viti. (MIA)

Publikuar: 19.09.2016 | 15:45
Lexuar: 396 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime