E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Në periudhën e ardhshme nevojitet ta përforcojmë dialogun politik në të gjitha nivelet, që duhet të rezultojë me dinamikë të rritur dhe përmbajen e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe sigurisë", theksoi presidenti Ivanov.
Ivanov-Solber: Nevojitet bashkëpunim në ekonomi dhe siguri


Nju-Jork, 20 shtator 2016 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, në Nju-Jork në suaza të pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, realizoi takim me kryeministren e Mbretërisë së Norvegjisë, Erna Solberg.

Në takim, siç njoftoi kabineti i Ivanovit, të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për vazhdim dhe progres të bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët, si dhe për intensifikim të dialogut poltik mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë.

"Në periudhën e ardhshme nevojitet ta përforcojmë dialogun politik në të gjitha nivelet, që duhet të rezultojë me dinamikë të rritur dhe përmbajen e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe sigurisë", theksoi presidenti Ivanov.

Presidenti i Maqedoni u falënderua për ndihmën e deritanishme dhe mbështetjen e Norvegjisë, përmes projekteve të shumta të të cilave, avancohen segmente të rëndësishme dhe sektorë në shoqërinë e Maqedonisë.

Kryeministrja Solberg dërgoi urime me rastin e 25 vjetorit nga pavarësia e Maqedonisë, dhe e riafirmoi përkushtimin e Norvegjisë për integrimin euroatlantik të vendeve nga Ballkani, duke theksuar se si edhe deri tani, ashtu edhe në të ardhmen vendi i saj do të jetë mbështetës dhe do të realizoj bashkëpunim të afërt me Republikën e Maqedonisë, njoftoi Kabineti i Ivanovit.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikim të bashkëpunimit dhe mbështetje në planin multilateral.

Publikuar: 20.09.2016 | 15:23
Lexuar: 396 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime