E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendësimet e kryera nga Conte në minutat e fundit të sfidës dhe lënia në stol e Batshuait, i cili i kushtoi Chelsea-t 40 milionë euro nuk u panë me sy të mirë nga Abramovich, i cili pret akoma më shumë nga Conte.
Conte te Chelsea, tronditen pozitat e trajnerit








Pozitat e Antonio Contes në stolin e Chelsea-t duket se janë tronditur tashmë. Kjo është ajo që theksohet te tabloidi britanik “Daily Star”, sipas të cilit padroni i “Bluve të Londrës”, Roman Abramovich duket se e ka humbur shumë shpejt durimin me ish teknikun e Juventusit dhe përfaqësueses italiane.

Gjithnjë sipas “Daily Star”, manjati rus ka mbetur i pakënaqur me paraqitjet e Chelsea-t në sfidën me Liverpulin në “Stamford Bridge”, duke organizuar një mbledhje me drejtuesit e klubit menjëherë pas përfundimit të saj. Mësohet se kjo mbledhje ka zgjatur disa ore ku Abramovich ngriti shumë pikëpyetje për punën e Conte-s deri tani.

Zëvendësimet e kryera nga Conte në minutat e fundit të sfidës dhe lënia në stol e Batshuait, i cili i kushtoi Chelsea-t 40 milionë euro nuk u panë me sy të mirë nga Abramovich, i cili pret akoma më shumë nga Conte.

Publikuar: 20.09.2016 | 16:07
Lexuar: 463 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime