Qeveria bullgare pranoi se nuk ka arritur ta bindë Rumaninë që të inkuadrohet në projektin pasi që investitori kryesor, kompania energjetike gjermane RVE u tërhoq vjeshtën e kaluar. Ndërtimi i centralit është ndërprerë përkohësisht dhe kërkohen intensivisht investitorë të rinj.
Maqedonia e shqyrton mundësinë për pjesëmarrje në ndërtimin e centralit bërthamor të Bullgarisë "Belene", e cila momentalisht është në ngecje për shkak të mungesës së financave, shkruan gazeta bullgare "Standart".
Duke iu referuar burimeve të Qeverisë dhe të Parlamentit të Sofjes, gazeta thekson se vendimi evetual pozitiv i Shkupit që të inkuadrohet në projekt do të ndihmojë në sigurimin e mjeteve për ndërtimin e centralit.
Kryeministri bullgar Bojko Borisov deklaroi se edhe Serbia ka treguar interes për pesë për qind të aksioneve, që sipas tij do ta bëjë "Belene-n" projekt evropian dhe ballkanik. Qeveria bullgare pranoi se nuk ka arritur ta bindë Rumaninë që të inkuadrohet në projektin pasi që investitori kryesor, kompania energjetike gjermane RVE u tërhoq vjeshtën e kaluar. Ndërtimi i centralit është ndërprerë përkohësisht dhe kërkohen intensivisht investitorë të rinj.
"Belene" e cila është e locuar në Danub, 180 kilometra në verilindje të Sofjes filloi ta ndërtojë kompania ruse "Atomstrojeksport", ndërsa vlera e projektit është vlerësuar në katër miliardë euro. Reaktori i parë duhej të ndërtohej deri në shtator të këtij viti.
Kriza dhe mungesa e mjeteve fianciare e detyroi Sofjen t'i ngadalësojë madje edhe t'i ndërpresë projektet e mëdha energjetike. Kryeministri Borisov paradokohe kumtoi se Bullgaria mundet tërësisht të heq dorë nga naftëpërçuesi Burgas - Aleksanropolis dhe ta suspendojë ndërtimi e Belene-s që më vonë të tërhiqet dhe të tregojë se Sofja ende nuk ka marrë vendim final për fatin e dy projekteve.