E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komisioni punimin e diplomës të kandidatit Berat Jakupi e vlerësoi me notën maksdimale 10, me çka ai fitoi titullin Profesor i diplomuar i edukimit fizik dhe shëndetësor.
MJESHTRI I KARATESË, BERAT JAKUPI TANI EDHE PROFESOR I DIPLOMUAR I EDUKIMIT FIZIK DHE SHËNDETSOR
“Analiza tekniko-taktike dhe përgatitja psikologjike e Berat Jakupit në kampionatin Evropian në karate –Lisbonë 2014” ishte e tema me të cilën karateisti Berat Jakupi, kampion i katërfisht i Europës në karate, diplomoi në Fakultetin e Kulturës Fizike pranë Universitetit të Tetovës, para komisionit në përbërje Doc. Dr Haki Ismaili-kryetar, Dr.scc Kastriot Shaqiri anëtar dhe Prof Dr Vullnet Ameti –mentor. Komisioni punimin e diplomës të kandidatit Berat Jakupi e vlerësoi me notën maksdimale 10, me çka ai fitoi titullin Profesor i diplomuar i edukimit fizik dhe shëndetësor.
Tema e Diplomes

Berat Jakupi i lindur në vitin 1993 në Gostivar gjatë karierës së tij sportive si karatesitë ka shënuar rezultatet kulminante duke fituar medalje në të gjitha kometicionet vendore, rajonale, mesdhetare, europiane dhe ato botërore, duke qenë një ambasador i vërtet i vendit. Ai me dinjitetin më të lartë ka përfaqësuar edhe Universitetin e Tetovës duke fituar titullin Kampion Europian univerzitar në Budapest të Hungarisë për senior 84kg. Berat Jakupi për sukseset e arrituara në karate disa herë është shpallur më miri në vend, ndërsa në vitin 2014 u shpallë edhe sportist më mirë shqiptar në Maqedoni. /sh.s./

Berat Jakupi para  komisionit


Publikuar: 20.09.2016 | 22:27
Lexuar: 2481 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime